I dyshuari për plagosjen e dyfishtë në Shtërpcë, është pjesëtar i FSK-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    I dyshuari për plagosjen e dyfishtë në Shtërpcë, është pjesëtar i FSK-së

    Insajderi
    06 January 2023 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas raportimeve se i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

    Teksa e ka konfirmuar këtë, Mehaj ka thënë se me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë.

    “ I njëjti do ta trajtohet edhe sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë”, ka shkruar ai në Facebook.

    Tutje, ministri ka shprehur keqardhjen më të thellë për rastin.

    “Të plagosurve, u uroj shërim sa më të shpejtë. Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të ndodhin. Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve tanë pa dallim”, ka përfunduar Mehaj.

    Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 31-vjeçar, janë plagosur këtë të premte në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.

    I dyshuari për këtë rast, A.K. i moshës 33 vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark