I akuzuari për sulm seksual ndaj të miturës anëtarësohet në partinë Guxo të Donika Gërvallës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I akuzuari për sulm seksual ndaj të miturës anëtarësohet në partinë Guxo të Donika Gërvallës

    Insajderi
    19 May 2025 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I akuzuari për sulmin seksual ndaj të miturës në Drenas, avokati, Gazmend Halilaj ka aderuar në partinë e Donika Gërvallës.

    Anëtarësimin e tij e kanë bërë të ditur kryetarët e partisë Guxo, përmes një njoftimi në Facebook.

    Ai përshkruhet si profesionist me integritet dhe kontribut të çmuar në fushën e drejtësisë dhe sigurisë.

    “Dera jonë, në Partinë Guxo, është gjithmonë e hapur për profesionistë, idealistë, patriotë, për njerëz t’mirë t’këtij vendi, prandaj jemi të lumtur që avokati i njohur nga Drenasi, Gazmend Halilaj, po na bashkangjitet në rrugën tonë për një Kosovë çdo herë më të mirë e më të përparuar”, thuhet në njoftim.

    Mes tjerash, përmendet edhe kontributi i tij në UÇK, e puna e tij e “ndershme” si avokat.

    “Në përpjekje të përhershme për liri e pavarësi, si i ri Gazmend Halilaj iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimi i vendit e gjeti në uniformën e saj. Për 11 vjet, pastaj, ai mbajti me nder edhe uniformën e Policisë së Kosovës. Pas punës së ndershme, avancimit profesional e pas rezultateve të shkëlqyeshme në detyrën si zyrtar policor, por paralelisht edhe shkollimit superior e avancimit akademik në jurisprudencë, nga viti 2015, Gazmendi ka kaluar të punojë si avokat në sistemin e drejtësisë, aty ku vazhdon përpjekjet e tij të përhershme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e për drejtësi”.

    Gërvalla e Peci, kanë shkruar në superlativ për Halilajn e akuzuar për dhunim.

    “I shquar për integritetin e vendosmërinë, guximtar dhe idealist në bindje e qëndrime, avokati Halilaj i bashkohet Partisë Guxo në betejën e përjetshme për një Kosovë të lirë, sovrane, të zhvilluar, demokratike dhe një shtet ku triumfon, sundon e mbizotëron e drejta. Zëri i guximtarit Halilaj i nevojitet drejtësisë, e drejtësia i nevojitet Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Anëtarësimi i tij ka ngjallur reagime të shumta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark