
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në tri raste të “Vjedhjes së rëndë” në qytetin e Prizrenit.
I dyshuari është identifikuar si F.M., 32 vjeç, nga Prishtina, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas është ndaluar me vendim të Prokurorit të Shtetit.
“Me datë 23.07.2025, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, hetuesit e Stacionit Policor Prizren-Veri kanë arritur të sigurojnë prezencën e një personi të dyshuar për tre vepra penale të natyrës “Vjedhje e rëndë”. Personi i dyshuar është F.M., 32 vjeç, nga Prishtina. Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim mbi ndalimin nga prokurori përgjegjës, dhe i njëjti është dërguar në paraburgim. Veprimet hetimore janë zhvilluar në koordinim të plotë me organet e drejtësisë, duke respektuar procedurat ligjore dhe standardet profesionale të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
/Insajderi