I dyshuari për vrasje hidhet nga kati i katërt gjatë aksionit policor – në banesë iu gjetën mbi 6 kg drogë dhe para - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I dyshuari për vrasje hidhet nga kati i katërt gjatë aksionit policor – në banesë iu gjetën mbi 6 kg drogë dhe para

    Insajderi
    11 July 2025 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Prishtinë, ku një person u hodh nga kati i katërt i një ndërtese gjatë një aksioni policor.

    Ngjarja ndodhi në rrugën “Holger Petersen”, në banesën e një personi që kërkohej për një rast vrasjeje të ndodhur më 26 mars 2024.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar:

    6 kilogramë e 172.6 gramë marihuanë, 38.3 gramë kokainë, 0.9 gramë tusi, 0.4 gramë ekstazi, një peshore digjitale, një karikator dhe një këllëf arme.

    Para të gatshme: 1000 euro, 20 franga zvicerane, 110 denarë të Maqedonisë së Veriut dhe 50 dinarë serb si dhe një telefon mobil.

    Policia bën të ditur se personi i dyshuar, shtetas kosovar, po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas lëndimeve të marra nga kërcimi nga kati i katërt.

    Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar dhe do të ndiqet me procedurë të rregullt./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark