Ende askush nuk është arrestuar për vrasjen e 45 vjeçarit, Florim Zeqiri në Mitrovicë të premten që lamë pas.
I dyshuari kryesor për këtë vrasje është Valdrin Salihu i cili sipas policisë ende ndodhet në arrati.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për Insajderin se Salihu nuk është arrestuar.
“Nuk ka pasur arrestime”, ka thënë shkurt Zahiti.
Policia e ka bastisur banesën e të dyshuarit Salihu ku e kanë konfiskuar një pistoletë dhe një motor i cili dyshohet të jetë përdorur ditën e vrasjes. /Insajderi.org