Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se i dënuari F. H. është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, institucion i tipit të hapur.
Gazeta Insajderi ka mësuar se i arratisuri është Faton Hajrizi.
Ai është i dënuar për vrasjen e një ushtari rus, kishte hyrë në burg në moshën 15-vjeçare.
Kjo është hera e nëntë që ai ik nga burgu.
Për arratisjen e tij ka njoftuar edhe Shërbimit Korrektues të Kosovës, ku në njoftimin e tyre u bë e ditur se janë suspenduar dy persona, oficeri i dhomës së vëzhgimit, F.R dhe oficeri i krahut, N.A.