I ftohti ekstrem “pushton” Evropën veriore, temperaturat deri në -43.6 gradë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    I ftohti ekstrem “pushton” Evropën veriore, temperaturat deri në -43.6 gradë

    Insajderi
    03 January 2024 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Evropa përjetoi kontraste të forta të motit të këtë të mërkurë, me të ftohtin ekstrem dhe stuhitë e borës që penguan transportin dhe mbyllën shkollat ​​në Skandinavi, ndërsa erërat e forta dhe shirat e dendur në Evropën Perëndimore shkaktuan përmbytje dhe të paktën një vdekje.

    Viti i Ri nisi nën pushtetin e acarit për një pjesë të mirë të kontinentit europian. Termometri preku 40 gradë Celsius nën zero në veri të Europës Veriore. I ftohti arktik “pushtoi” Suedinë, që përjetoi sot temperaturën rekord në mbi dy dekadat e fundit, deri në -43.6 gradë.

    Disa ura u mbyllën dhe disa shërbime të trenave dhe trageteve u pezulluan. Edhe disa shkolla në Skandinavi u mbyllën.

    Edhe në anën tjetër, Rusia perëndimore është përfshirë nga një valë ajri i ftohtë që vjen nga Siberia dhe rajoni i Arktikut, me temperaturat në Moskë dhe zona të tjera që kanë rënë në minus 30 gradë Celsius.

    Ndërsa perëndimi i kontinentit u përfshi nga reshje shiu dhe stuhi. Në Britani, një shofer humbi jetën pasi një pemë ra mbi makinën e tij në Angli.

    Stuhia, e cila u quajt Henk nga shërbimet zyrtare të motit të Britanisë, Irlandës dhe Holandës, ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, probleme transporti, dëmtime pronësore dhe përçarje në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

    Më shumë se 300 paralajmërime për përmbytje ishin në fuqi në të gjithë Anglinë dhe Uellsin të mërkurën, ndërsa 10.000 shtëpi mbetën pa energji elektrike.

    Rrjeti hekurudhor i Mbretërisë së Bashkuar u godit nga përmbytjet dhe ndërprerjet e energjisë elektrike, me shumë operatorë që raportuan probleme të vazhdueshme për udhëtimin në punë të mëngjesit të së mërkurës. Stuhitë më të forta në Mbretërinë e Bashkuar u regjistruan në Isle of Wight, pak larg bregut në Anglinë jugore, ku shpejtësia e erës arriti 151 kilometra në orë.

    Edhe në Holandë, vdekja e një 75-vjeçari dyshohet të jetë shkaktuar nga moti i keq, pasi u rrëzua nga biçikleta nga era e fortë.

    Edhe disa pjesë të Gjermanisë u përballën me përmbytjet, të cilat mund të përkeqësohen nga shirat që vazhdojnë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark