I gjenden edhe dy granata të tjera 22 vjeçarit në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I gjenden edhe dy granata të tjera 22 vjeçarit në Prizren

    Insajderi
    06 December 2024 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se ka gjetur edhe dy granata dore tek një 22 vjeçar në afërsi të parkut të qytetit të Prizrenit.

    I njëjti ishte arrestuar të mërkurën në një lokal në qendër të Prizrenit, ku policia ishte njoftuar se në xhaketën e tij po bartte një granatë dore.

    “Në vazhdën e hetimit të një rastit të datës 04.12.2024 në të cilin rast ishte arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i moshës 22 vjeçar, të cilit në një lokal në qytetin e Prizrenit në gjepin e xhaketës së tij i është gjetur një mjet i dyshuar, Sektori i Hetimeve Rajonale në Prizren me datën 05.12.2024 ka arritur tek informacioni se i dyshuari është në posedim edhe të disa mjeteve të dyshuara të tjera. Si rezultat i veprimeve operative – hetimore është arritur që të gjenden edhe dy mjete të tjera shpërthyese (granata dore) të cilat nga njësiti përkatës i Policisë së Kosovës janë tërhequr në mënyrë të kontrolluar.I dyshuari vazhdon të qëndroj në mbajtje dhe hetimet në lidhje me rastin janë nduke vazhduar”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark