Gazeta SHQIP ka siguruar pamje nga momenti kur forcat speciale RENEA neutralizuan 37-vjeçarin Albert Zaja, i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur më 1 shkurt të këtij viti në Fier.
Zaja u arrestuar sot në zonën e Niklës në Fushë-Krujë dhe gjatë operacionit ka bërë rezistencë.
Sipas policisë, në momentin e arrestimit Zaja mbante me vete një armë tip pistoletë ndërsa sapo ka parë se është rrethuar nga forcat e rendit ka tentuar të fshehë në baltë një armë zjarri pistoletë dhe ka tentuar të largohet , por është kapur dhe prangosur.
“Në kuadër të operacionit , në fshatin Larushk të Krujës, Forcat Speciale RENEA bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Albert Zaja.
37-vjeçari porsa ka parë se është rrethuar nga Policia ka tentuar të fshehë në baltë një armë zjarri pistoletë dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga Policia.”, njofton policia.
Për vrasjen e Kastratit janë ende në kërkim shtetasit Elmir Tufa, 29 vjeç; Elson Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamzë dhe Silvio alias Roland Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë.