I grabiti dhe i vrau, del para gjykatës vrasësi i dy grave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I grabiti dhe i vrau, del para gjykatës vrasësi i dy grave

    Insajderi
    08 March 2022 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ali Zili, autori i dyshuar i vrasjes së Bukurie dhe Fatmira Bamit nga fshati Progër ka dalë këtë të martë para gjykatës së Korçës.

    Sot pritet të shpallet masa e sigurisë nga 36-vjeçarit.

    Ali Zili që dyshohet se vrau dy gra në fshatin Progër, pasi u hyri në shtëpi për t’i grabitur, është ndaluar pak minuta pas krimit.

    Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të shtunë pasdite në fshatin Progër, ku 36-vjeçari pasi u hyri në shtëpi për t’i grabitur, i vra me sende të forta të dyja gratë e shtëpisë.

    Rreth orës 15:15 kryeplaku i fshatit ka gjetur në banesë trupat e pajetë të Bukurie Bamit, rreth 60 vjeç dhe vjehrrës së saj, 80-vjeçares Fatmira Bami.

    Ali Zili ishte fqinj me viktimat. Ai dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e Bukurie dhe Fatmira Bamit dhe kur ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar për vdekje.

    Banorët shprehen se autori ka qenë njeri i dhunshëm dhe problematik në fshat, raporton tch.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark