I heqin flokët në mbështetje të kapitenit që po vuan nga kanceri
Futbollistët e Kalmarit e kanë bërë një veprim për t’u duartrokitur.
Ata e kanë bërë me lot në sy kapitenin e tyre, Markus Herman, i cili po vuan nga kanceri.
Në fakt, lojtarët dhe stafi i klubit i kanë hequr flokët e tyre në mbështetje të Herman, siç shihet në një video mjaft emocionuese dhe motivuese, që është bërë virale.
Ai, i emocionuar, është përqafuar me bashkëlojtarët, të cilët i uruan shërim të shpejtë dhe rikthim në ekip.