
Një aktivist dhe student i juridikut është vrarë në Bangladesh, pasi që kishte kritikuar islamin në profilin e tij në Facebook, sipas Policisë në Bangladesh, transmeton Gazeta Express
Nazimuddin Samad, 28 vjeçar, ishte në listën për vrasje bashkë më 84 ateistë tjerë, listë kjo e përpiluar nga një grup i radikaleve islamik, e cila iu është dërguar ministrisë së Mbrojtjes së Bangladeshit.
“Të paktën katër vrasës ia kanë prerë kokën Samadit më një hanxhar të mërkurën në mbrëmje. Njëri nga ata, pastaj e qëlloi më pistoletë nga afër përderisa ai po binte në tokë. Ai vdiq në vend,” zëvendës komisionari i policisë në Daka, Syed Nurul Islam tha për AFP, shkruan Express.
“Ky është një rast i vrasjës në shënjestër. Por, asnjë grup nuk e ka marrë përgjëgjësinë për këtë ende,” tha ai.