I humbin mbi 2 mijë euro, dy qytetarë zemërmirë i gjejnë dhe ia kthejnë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I humbin mbi 2 mijë euro, dy qytetarë zemërmirë i gjejnë dhe ia kthejnë

    Insajderi
    14 December 2021 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një rast, ku qytetarit i kishin humbur 2,735 euro, ndërsa paratë e gjetura i janë kthyer nga dy qytetarët të cilët i kishin gjetur.

    Rasti ka ndodhur sot në Klinë.

    Lexoni të plotë njoftimin:

    Më datë 14.12.2021, rreth orës 07:15, Stacioni Policor në Klinë, është informuar për një rast i cili sipas ankuesit ka ndodhur në tregun e kafshëve në Klinë.

    Policia menjëherë ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar ankuesin, i cili deklaron se i kanë humbur para (të holla) në shumë prej: dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë (2735) euro.

    Dy qytetarë të cilët i kishin gjetur paratë e humbura në prezencën e Policisë ia kthejnë ankuesit të gjitha paratë (të hollat) në shumë prej dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë (2735) euro.

    Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarët për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

    Urojmë që ky rast, të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve me Policinë e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark