Gazetari Valon Syla ka treguar një ngjarje që i ka ndodhur sot gjatë kohës kur kishte hipur në një taksi.
Taksisti i kishte thënë Sylës se vetëmenaxhimi nuk është Asociacion, kjo ka bërë që ky i fundit të ja kthej një përgjigje të ashpër.
“Hipa sot në taksi dhe më tha ai se vetëmenaxhimi nuk është Asociacion. Nuk dita çka me bo. Ishte në moshë, kishte 52 vjet. I thashë qysh s’po të vjen marre i paske do vjet. E çka po mendon se është? Hupi. Nuk e dike ku është dhe i hupi rruga”, tha Syla në emisionin Pressing në T7.