Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Shkodër, ku një burrë ka kallëzuar gruan e tij në polici, duke e akuzuar për keqpërdorimin e llogarisë së tij në rrjetin social Messenger.
Sipas denoncimit të tij, 26-vjeçarja, M. P., ka ndërhyrë në profilin e bashkëshortit të saj, V. D., duke shkelur privatësinë e tij.
Pas kallëzimit, Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike nisi hetimet dhe materialet janë referuar në Prokurori për veprat penale të mundshme.