"I kam mbajtur ato shpageta për tri orë" Flet tifozi shqiptar që ua theu para syve tifozëve italianë shpageta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “I kam mbajtur ato shpageta për tri orë” Flet tifozi shqiptar që ua theu para syve tifozëve italianë shpageta

    Insajderi
    16 June 2024 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tifozi shqiptar që ia theu shpagetat tifozëve italianë gjatë ditës së shtunë, disa ora para se të zhvillohej ndeshja Itali – Shqipëri, ka folur për Klan Kosova dhe ka treguar si ka rrjedhur ngjarja.

    Ai tha se ideja ishte diçka spontane dhe se kishte kohë që i kishte mbetur në kokë, që italianët fyhen nëse ua then shpagetat, njofton Klankosova.tv.

    “E kam motrën, në Itali banon. Në Milano kur kam qenë, një plakë me patë thënë se ne i kemi shpagetat simbol, italian ajo, e më pati mbetur në kokë kjo. Më tha se i përpunojmë mirë, e ju i hani të ngrira, ne i përdorim vet, më tha se kush na nguc në shpageta hidhërohemi shumë”.

    “Ideja ishte spontane, hyra në dyqan me ble ushqim, hyra me motrën dhe i thashë më duhet dhe në paket shpageta, tha kam në shtëpi çka po të vyejnë? I thash se më vyejnë. I kam mbajtur ato shpageta për tri orë, i provokojsha italianët, ata nuk reagojshin, por erdhi momenti kur i provokova ashtu dhe ata u ulën në gjunjë, e thash ja tani ja kurrë”, u shpreh tifozi.

    “Ky është sporti taman, jo me u përla tifozat ndërmjet vete, në fund u ulëm dhe pimë nga një birrë bashkë me italianët, krejt në rregull, bile njëri tha se është arbëreshë, njëri më i shëndoshë që shihet dhe në kamerë”.

    “Ishte fantazi, jo me u prek e me marr kry e me u përla, ishte spontane”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark