“I kam pa tre persona qe kanë gjuajtur shishe në drejtim të banakut” Deklarohet dëshmitari i dytë në rastin “Kobra” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “I kam pa tre persona qe kanë gjuajtur shishe në drejtim të banakut” Deklarohet dëshmitari i dytë në rastin “Kobra”

    Insajderi
    13 February 2025 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Po vazhdon gjykimi i Dibran Hoxhës, i njohur si “Kobra” i cili akuzohet për vrasjen e një shtetasi të Shqipërisë më 3 janar 2023, shkruan Insajderi.

     Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet vazhdimi i seancës, ku po deklarohen dëshmitarët e rastit.

    Brendon Kurtaj, në cilësinë e dëshmitarit ka treguar se çfarë ka parë në natën kur është vrarë një person ne lokalin “Kobra City” në Prizren.

    Gjatë kohës sa ai është marrë në pyetje, dëshmitari Kurtaj ka deklaruar se nuk ka dëgjuar të shtëna me armë.

    Ai tutje deklarohet se nuk e mban mend mirë sepse ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

    Brendon Kurtaj – dëshmitar: Ne natën kritike Dibranin e kom pa kur ka ardhur policia, kam qenë shumë i dehur, kam shku në qosh të lokalit dhe nuk kam lëvizur

    Brendon Kurtaj – dëshmitar Unë kur kam hi te lokali i Kobres kam vazhdu me pi por paraprakisht kam pi edhe ne dy lokale te tjera

    Avokati Florent: A te kujtohet deklarata qe e keni dhënë në polici. Meqenëse po thoni qe nuk ju kujtohet ngjarja po iu kujtoj një deklaratë të policisë që e keni dhënë. A mund te na tregoni se çfarë ka ndodhur ne ora 3 te mëngjesit në “Kobra city?

    Dëshmitari: Ne momentin qe kanë fillu me thy shishe, un i kam pa tre persona qe thejshin shishe dhe gjujshin ne drejtim te shankit…

    Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli në shqyrtimin fillestar gjyqësor ishin deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark