
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Tara, i njohur si ‘Hoxha’, ka zbuluar detaje nga intervistimi i tij në Gjykatën Speciale të Hagës.
Tara ka treguar se hetuesit e Speciales e kishin ballafaquar me një dokument, të cilin e konsideron të rrezikshëm për pavarësinë e Kosovës.
Dokumenti, sipas tij, përmbante akuza të rënda për vrasje dhe zhdukje të personave nga UÇK-ja.
Gjatë marrjes në pyetje nga prokurorja, ai ka treguar se situata ishte tensionuar.
“I kam sha me nanë e babë, u mundojshin me më qetësu. Më dhanë pushim, i lypsha ata hetues që e kanë shkru atë dokument”, tha Tara për Nacionalen.
Ai tha se nuk kishte dhënë kurrë deklarata që mund të interpretoheshin si akuza ndaj krerëve të UÇK-së dhe shtoi se, nëse ky dokument është përdorur edhe për dëshmitarë të tjerë, atëherë cenon drejtpërdrejt pavarësinë e Kosovës.