×
  • Lajme
  • Lajme

    “I kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 25%, pastaj…” – Prokuroria jep detaje për aksionin e fajdes në Prizren

    Insajderi
    02 October 2024 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës në aksionin kundër fajdes në Prizren. Detaje për aksionin kanë dhënë edhe nga Prokuroria Themelore në Prizren, duke shtuar gjatë operacionit janë sekuestruar, para e automjete, shkruan Insajderi.

    Tre të arrestuarit, dyshohen për veprën penale “fajde dhe “detyrim”.

    Për realizimin e këtij aksioni, prokuroria ka njoftuar se është kryer një hetim disa mujor për kapjen e të dyshuarave.

    “…në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Policisë në Prizren, Drejtorinë për Krim të Organizuar dhe Njësinë NJSO, është realizuar kontroll në tri lokacione, me ç’rast janë arrestuar tre të dyshuar A.Th., I.Th., dhe J.Th., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 2, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)“, thuhet në njoftim.

    Si po dyshohet se ia rritën kamatën viktimës?

    Sipas prokurorisë, të pandehurit e arrestuar, dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të viktimës, të njëjtit i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 25%.

    I dëmtuari disa herë ka paguar kamata, dhe kur i njëjti nuk ka arritur që t’i paguaj kamatat mujore, të pandehurit i kanë vënë kamata javore, me ç’ rast si rezultat i kamatave të larta, kanë arritur vlera të pa përballueshme për viktimën.

    Kontrolli është realizuar në regjionin e Prizrenit, ku pas grumbullimit të provave gjatë aplikimit të masave të veçanta hetimore në terren, të pandehurit janë arrestuar.

    Gjatë këtij aksioni, Prokurori i Shtetit, ka sekuestruar dy (2) automjete, të holla të gatshme dhe prova tjera materiale, në drejtim të veprës së lartëcekur.

    Të pandehurit e arrestuar, gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtit, prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

    “Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark