I kapën në momente intime, reagon për herë të parë i dashuri i ri i Dua Lipës – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    I kapën në momente intime, reagon për herë të parë i dashuri i ri i Dua Lipës

    Insajderi
    13 January 2024 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zbulime të reja po bëhen për romancën e Dua Lipës me Callum Turner. Siç thotë një person nga mjedisi i tyre, “ata kanë vetëm pak kohë që po dalin bashkë“.

    Duke folur për Us Weekly ai shton se “Kjo e bën atë të lumtur dhe ajo është e emocionuar të shohë se si shkojnë gjërat. Është shumë herët për të thënë nëse ka ndonjë perspektivë afatgjatë mes tyre, por ata janë padyshim shumë të dashuruar. Miqtë e tyre të përbashkët mendojnë se ata janë një çift i mrekullueshëm”.

    Thashethemet e para për lidhjen e tyre nisën kur këngëtarja u pa duke u përqafuar me aktorin në premierën e ‘Masters of the Air’ në Los Angeles të mërkurën (10 janar).

    Reagimi i parë i aktorit Callum Turner pas thashethemeve për lidhjen e tij me Dua Lipën

    TMZ postoi një video të Dua Lipës dhe Callum Turner duke kërcyer së bashku në një festë për filmin e tij të ri.

    Megjithatë, aktori mbeti ngushtë kur foli për statusin e marrëdhënies së tyre. “Asnjë koment”, u tha ai fotografëve të cilët e pyetën nëse po dilte me Dua Lipën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark