×
  • Lajme
  • Lajme

    “I kemi afruar tek stoli …”, si u shmang tragjedia në Bunë, flasin policët

    Insajderi
    18 July 2024 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Shkodër, pasi një 27-vjeçare ka tentuar të hidhet në lumin Buna bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur.

    Ishte ora 14:00 minuta e datës 17 korrik, ku babai i një 27-vjeçareje telefoni pranë komisariatit të policisë së Shkodrës se vajza e tij e kishte telefonuar dhe i kishte thënë që po mbytej së bashku me 4 fëmijët.

    Lulash Lokthi, Valter Serraj, Avni Doda dhe Landi Malkaj me te marrë njoftimin ndërhynë menjëherë duke shmangur mrekullisht një tragjedi.

    Në një intervistë efektivët rrrëfejnë momentin kur shpëtuan nënën me 4 fëmijët.

    “Rreth orës 14:00 nga salla operative dhe nga shefi i rendit për ti nisur në drejtim të “Urës së Bunës” është një informacion nga një qytetar, është një person më katër fëmijë tenton të hidhet në lumin Buna . Ne menjëherë kemi mbërritur tek vendi du bëhet fjalë dhe kemi konstatuar një grua me katër fëmijë të mitur”, deklaron Lulash Vokthi – efektiv i Patrullës së Përgjithshme në Shkodër.

    Efektivi i policisë thotë se gjendja e gruas ishte tepër e renduar ndërsa tregon që menjëherë janë kujdesur për femijet të cilët ishin tepër të uritur.

    “Gruaja ishte ne gjëndje të rëndë psikologjike dhe mendore , i kemi nxerrë hije, i kemi afruar tek stoli atje. I kemi qetësuar, i kemi theme hajdeni me ne, të ndihmojmë, do ju zgjidhim të gjitha problemet. Kishte tentuar të hidhej në ujë. I kemi marrë i kemi ulur aty, i kemi blerë disa molto, uje dhe i kemi shoqëruar tek komisariati i policisë”, deklaroi Vokthi.

    Në kushte të rënduara psikologjike, 27 vjeçarja  kishte tentuar të hidhej në ujrat e lumit “Buna” së bashku me 4 fëmijët e saj të mitur 7,5,3 dhe 1 vjeç, por fatmirësisht u shpëtuan nga reagimi në kohë i forcave të rendit.

    “Puna jonë rreth 25 vite është një mision për ti ardhë në ndihmë qytetarëve”, shtoi efektivi./Euronews

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark