Një person është arrestuar në Pejë pasi më 1 tetor në fshatin Saradran të Istogut, pa dijeninë e policëve, ka bërë një incizim duke kanosur zyrtarët policorë.
“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Istog, me datё 01.10.2024, nё fshatin Saradran-Istog, pёr deri sa zyrtaret Policor kishin shkuar me urdhёr arrest tё lёshuar nga Gjykata, kanё arrestuar tё dyshuarin, i dyshuari para arrestimit dhe pa dijeninë e zyrtareve Policor kishte bёrё njё video incizim ku ka kanosur zyrtaret Policor.”
Këtë video ai e ka publikuar në rrjetet sociale më 8 nëntor dhe më pas është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të tij, ku nuk është gjetur asgjë ilegale.
Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Kёtё video incizim i dyshuari e ka publikuar ne rrjetet sociale me datё 08.10.2024, njësitet e Stacionit Policor nё Istog se bashku me Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё, nё koordinim me Prokurorin e shtetit kanё bёrё kontroll-bastisje nё shtëpinë dhe objektet përcjellëse tё personit tё dyshuar, aty nuk ёshtё gjetur asgjë ilegale. I dyshuari ёshtё arrestuar, pas intervistimit nga hetuesit me urdhër tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dërguar nё mbajtje pёr 48- orё.”