Një burrë nga fshati Rugovë e Gjakovës ka lajmëruar në polici se një person është duke kërkuar prej tij që t’ia paguajë një shumë prej 280 mijë euro.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike me 102 copë fishekë dhe një pistoletë me 4 copë fishekë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fsh. Rugovë, Gjakovë 16.09.2024 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar, se i dyshuari mashkull kosovar është duke kërkuar prej tij që t’i paguaj një shumë prej 280.000 €. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike me 102 copë fishekë dhe një pistoletë me 4 copë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.