Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka rrëfyer për InDoks se ai i kërkonte Albin Kurtit të mos i prishte marrëdhëniet me Shqipërinë.
Humolli ka deklaruar se Kosova pa Shqipërinë nuk do të ekzistonte, andaj kërkonte nga Kurti të jetë më i kujdesshëm.
“Politikisht, i kam kërku mos me ndërtu konflikte artificiale, duke u nis prej brenda shoqërisë së Kosovës e duke u nis me Republikën e Shqipërisë, për arsye se ne pa Republikën e Shqipërisë, Kosova do të ishte zhdukë moti. E tash me injoru shtetin amë. Është shtet që neve na ka mbrojtë, na ka mbajtë në krizën më të madhe, na kanë strehu gati 1 milionë qytetarë tonë…” , u shpreh ai për InDoks.
Konflikti mes Kurtit e Ramës nis pikërisht në kohën kur kryeministri kosovar ia mësyu kutive të votimit në prill të 2021-ës.
Teksa fushata elektorale po vazhdonte në Shqipëri sikur të mos mjaftonte vrulli që ajo mori atje nga rivaliteti i PD-së me PS-në, dhe LSI-së që merr hise, në të tash ishte futur direkt edhe Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.
Si shtetas i Shqipërisë deklaronte që edhe do të merrte pjesë edhe në votim.
InDoks kishte realizuar një emision të veçant pikërisht mbi këtë temë.
InDoks | I zhgënjyer me Albin Kurtin – rrëfimi i Fatmir Humollit