I komplimentoi gruan, momenti kur 32-vjeçari masakron emigrantin nigerian – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    I komplimentoi gruan, momenti kur 32-vjeçari masakron emigrantin nigerian

    Insajderi
    31 July 2022 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një krim i rëndë ka ndodhur në mes të ditës në një treg ushqimesh në qytetin e Civitanova Marche, të Italisë.

    Filippo Claudio Giuseppe Ferlazzo, banor i qytezës buzë Adriatikut, i mori jetën 39-vjeçarit nigerian, që punonte si shitës ambulant, Alika Ogorchukwu.

    Alika po shiste mallra kur vrasësi i tij i rrëmbeu patericën dhe e goditi më shumë se 5 herë në kokë, pasi më parë emigranti nigerian i kishte komplimentuar të dashurën e tij nga Moldavia.

    https://youtube.com/watch?v=1a60BZJrNJA

    Policia përdori kamerat e rrugëve për të gjurmuar lëvizjet e Ferlazzo-s dhe e arrestoi atë të shtunën me akuzën për vrasje, ndërsa gjithashtu dyshohet se kishte vjedhur telefonin celular të viktimës.

    Sipas mediave, vrasja brutale e Alikas u filmua nga shikuesit, të cilët nuk bënë asnjë përpjekje për të ndërhyrë fizikisht.

    Pamjet tregojnë Ferlazzon duke u përleshur me viktimën, i cili gjendet i shtrirë me shpinë në trotuar.

    Gruaja e Alikës, Charity Oriachi, tha: “Dua vetëm drejtësi për burrin tim”, gjatë një proteste në vendin e vrasjes të shtunën.

    Mediat vendase kanë raportuar se Ferlazzo aktualisht po mbahet në burgun Montacuto në Ankona, por mbi të pritet të mos rëndojë akuza për racizëm


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark