×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “I la Vuçiqit pataten e nxehtë në duar” – Reagime të shumta në Serbi për intervistën e ambasadorit rus

    Insajderi
    11 February 2023 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para dy ditësh ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Boçan Harçenkom dha një intervistë për mediat serbe, e cila ngjalli një zinxhir reagimesh brenda skenës politike atje, shkruan Insajderi.

    Përgjigja e tij më goditëse ishte kur u pyet se cili do të jetë pozicioni i Federatës Ruse në raport me vendosjen e vetos ndaj Kosovës në OKB, po qe se Serbia miraton sanksionet ndaj kundër tyre.

    Për këtë, tha ai, pozicioni i Beogradit “do të luaj rol kyç”. Me këtë duke nënkuptuar vazhdimin e rreshtimit kontra sanksioneve.

    Analisti i mirënjohur politik serb Dushan Janjiq, me këtë deklarim të Harçenkos, beson se ky i fundit “i la pataten e nxehtë” Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Janjiq e vendos në kontrast këtë mesazh me ato të ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov dhe presidentit rus Vladimir Putin para luftës në Ukrainë, të cilët deklaruan se do të ndiqnin veprimet e Beogradit, por jo në lidhje me qëndrimin e Kosovës në OKB.

    Janjiq beson se duke transferuar përgjegjësinë e vendimmarrjes tek presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe qeveria aktuale, të gjithë anëtarët e koalicionit qeverisës duhet të rishqyrtojnë interesat aktuale të Rusisë.

    Analisti vëren se Rusia ka qenë relativisht e qetë në Serbi, veçanërisht në lidhje me Kosovën, dhe nga mesazhet e ambasadorit rus konkludon se ai ende e percepton rolin e Rusisë si shumë me ndikim, pothuajse të barabartë me atë të QUINT’it. Janjiq beson se ambasadori rus nuk është në dijeni se Grupi i Kontaktit për Ballkanin nuk ekziston më dhe se entitete të tjera tani po kryejnë punën.

    Aktivistja Natasha Kandiq gjithashtu ka një lexim të njëjtë me Dushan Janjiq.

    Intervista e dhënë kohëve të fundit nga ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Boçan Harçenko, ëshë paralajmërim ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se po qe se Serbia ndërron pozicion në çështjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse, këta të fundit do të pranojnë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, beson aktivistja serbe, Natasha Kandiq, shkruan Insajderi.

    Këtë koment Kandiq e bëri në rrjetin e saj në Twitter ku shkroi se “Mesazhet e djeshme të ambasadorit rus në Beograd janë më shumë një paralajmërim për Vuçiqin, se Rusia do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në OKB nëse Serbia i vendos sanksione”.

    Çfarë tha ambasadori rus për planin frankogjerman?

    Kundër planit franko-gjerman është shprehur ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Boçan Harçenko, i cili tha se ajo në thelb përfaqëson njohje ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, shkruan Insajderi.

    Në një intervistë për agjension serb të lajmeve “Beta.rs”, Harçenko tha se ky plan “kërkon lëshime të njëanshme nga Beogradi”, në rend të parë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    “Plani franko-gjerman thelbësisht përfaqëson njohje ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Perëndimi haptazi insiston që Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha ambasadori rus.

    Më tej, Harçenko tha se “vetëm disa pika” të këtij plani “janë të pranueshme për Presidentin e Serbisë” derisa vazhdoi të përsërisë se “për Perëndimin më të rëndësishme janë pikat që parashohin anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”.

    Madje, Harçenko thotë se “Vuçiq e ka kundërshtuar vendosmërisht dhe qartësisht planin franko-gjerman”.

    “Nuk e di pse mediat po e theksojnë se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq mund të pranojë planin kur ai ka thënë që është i papranueshëm për Beogradin. Nuk mendoj se ekzistojnë as gjasat më të vogla që Serbia të pranojë planin franko-gjerman”.

    “Është e pamundur t’u përgjigjem në pyetjen tuaj, sepse asnjëri prej nesh nuk e di se si do të zgjidhet çështja e Kosovës përfundimisht. Çështja e Kosovës do të zgjidhet në kushte të tjera gjeopolitike që do të ngritën pas konfliktit të Perëndimit me Rusisnë”, tha ai./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark