“I lumtur dhe krenar që jam miku juaj” Edi Rama shkruan për medalistët olimpik të Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    “I lumtur dhe krenar që jam miku juaj” Edi Rama shkruan për medalistët olimpik të Kosovës

    Insajderi
    07 August 2024 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është shumë i lumtur dhe krenar që është mik i medalisteve olimpike të Kosovës, xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.

    ‘’I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë’’, ka shkruar Rama.

    Theksojmë se Distria Krasniqi ka fituar në “Paris 2024” medaljen e argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë. Ajo e kishte fituar medaljen e artë në “Tokio 2020”.

    Ndërsa Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark