Toni Kroos u rikthye të luajë për kombëtaren e Gjermanisë, gati tre vite pasi njoftoi pensionimin.
Futbollisti i Real Madridit ishte titullar në ndeshjen miqësore mes Gjermanisë dhe Francës, ku ”Pancerat” shënuan fitore me rezultat 2-0.
34-vjeçari pati paraqitje fantastike, duke dhuruar edhe një asist, qysh në sekondën e tretë të ndeshjes, me Florian Wirtz që dërgoi topin në rrjetë.
Kolejny mecz, kolejna bramka w mniej niż 10 SEKUND 😲
— Polsat Sport (@polsatsport) March 23, 2024
Florian Wirtz z golem, Toni Kroos z asystą❗️ Niemcy na prowadzeniu 🔥
Polsat Sport Premium 1 📺 pic.twitter.com/fyDM7WkRQy
Kroos përveç asistimit, kishte statistika mbresëlënëse, ku për 88 minuta lojë bëri 124 pasime me një saktësi prej 95%, bëri 9 rikuperime dhe fitoi 6 nga tetë duele me kundërshtarët.
Mesfushori gjerman kishte vendosur të pensionohet nga Kombëtarja Gjermane, pas eliminimit në EURO 2020 nga Anglia.