×
  • Lajme
  • Lajme

    “I marrin çantën dhe …”, rrahet dhe grabitët 35-vjeçari në Prizren, arrestohet njëri nga të dyshuarit

    Insajderi
    10 October 2024 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar të panjohur, meshkuj.

    Sipas njoftimit të Policisë të dyshuarit e kishin sulmuar viktimën duke e goditur me grushte dhe shqelma dhe i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore, ku më pas i marrin viktimës çantën e krahut e nga çanta i marrin dy telefona mobil Samsung ne vlerë rreth 410 euro dhe para të gatshme 75 euro dhe me pas largohen në drejtim të panjohur.

    Lidhur me rastin është informuar polici hetues kujdestar dhe prokurori i shtetit.

    Me udhëzim të prokurorit rastit është cilësuar si “Grabitje.

    Sot me datë 10.10.2024 , pas një punë intensivë nga hetuesit e Stacion Policor Prizren është arritur të identifikohen personat dyshuar dhe njeri prej tyre është arrestuar.

    Pas arrestimit të dyshuarit F.M. është informuar prokurori kujdestar i vili ka nxjerr Aktvendimin për ndalim për 48 orë për të dyshuarin.

    Ndërsa dy dyshuarit tjerë janë duke kërkuar nga hetuesit policor të Stacionit Policor të Prizrenit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark