I mbështjellë me plastikë, gazetari gjendet i vrarë dhe i hedhur rrugëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    I mbështjellë me plastikë, gazetari gjendet i vrarë dhe i hedhur rrugëve

    Insajderi
    06 May 2022 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tjetër gazetar është gjetur i vrarë në Meksikë.

    Gazetari Luis Enrique Ramirez Ramos, është gazetari i nëntë që vritet në Meksikë brenda këtij viti.

    Kufoma e 59-vjeçarit u gjet në rrugë, pranë Kuliakan, tha prokurorja Sara Quinones përmes Twitter.

    “Është e qartë se është një vrasje. “Trupi u gjet në periferi të Culiacan, i mbështjellë me plastikë ,” i tha AFP Balbina Flores, përfaqësuese e RSF në Meksikë.

    Luis Enrique Ramirez ka punuar për gazetën El Debate. Ai ishte gjithashtu themeluesi i faqes së internetit të lajmeve Fuentes Fidedignas.

    Ai është gazetari i nëntë që vritet në katër muajt e parë të viti 2022 në Meksikë, një nga vendet më të rrezikshme në botë për ata që ushtrojnë këtë profesion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark