16 foshnja të mbijetuara nga tërmeti janë transportuar me aeroplanin presidencial nga zona e prekur nga tërmeti në Kahramanmaras për në Ankara.
Anadolu Agency ka raportuar se foshnjat 0-1 vjeç janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe 14 prej tyre janë të identifikuara, ndërsa dy prej tyre ende jo pasi janë nxjerr nga rrënojat.
Pamje të tilla trishtuese po vazhdojnë të vijnë nga zonat e prekura nga tërmetet në Turqi dhe Siri. Fatkeqësisht deri më tani janë regjistruar mbi 12 mijë viktima.