Kryeministri Albin Kurti është takuar sot në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimi është duke u ndërmjetësuar nga shefi i diplomacisë Josep Borrell, dhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Në pamjet të cilat janë publikuar para nisjes së takimeve, Kurti është parë i buzëqeshur në pritjen e Borrell dhe Lajçak.
Mirëpo, para nisjes së takimit me Vuçiqin, Kurti është shfaqur i mërrolur dhe pa disponim.
Deri më tani nuk dihet nëse është arritur ndonjë marrëveshje mes palëve. Temë kryesore e diskutimit është raportuar se ka qenë çështja e targave. /Insajderi