Një i mitur është arrestuar në Fushë Kosovë pasi ka sulmuar me thikë një tjetër të mitur pas një mosmarrëveshje, shkruan Insajderi.
Policia bëri të ditur se i mituri, ka therur viktimën mashkull kosovar, gjithashtu i mitur, gjatë një konflikti.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor për lëndimet e shkaktuara, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Hetimet janë duke vazhduar, bën me dije policia.