I mituri gjendet pa shenja jete në një serrë në Viti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    I mituri gjendet pa shenja jete në një serrë në Viti

    Insajderi
    30 January 2022 - 08:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se një i mitur është gjetur i vdekur në një serrë afër shtëpisë së tij në Viti.

    Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

    Rasti është hapur si “vdekje e dyshimtë”.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Viti 29.01.2022-23:33.  Është raportuar se në një serrë afër shtëpisë së tij, është gjetur trupi i viktimës mashkull kosovar (i mitur). Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark