Policia ka bërë të ditur se një i mitur në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë të Jugut të enjten kishte hedhur një mjet piroteknikë në drejtim të automjetit të KFOR-it (karabinierëve).
Policia ka arritur ta ndalojë atë dhe e ka intervistuar në stacionin policor, ndërsa më pas e ka liruar në procedurë të rregullt.
“Raportohet se i dyshuari i mitur mashkull kosovar, kishte hedhur një mjet piroteknik në drejtim të automjetit të KFOR-it (karabinierëve). Policia ka arritur që ta ndalojë të dyshuarin dhe e ka sjellë për intervistim në stacion policor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, tha sot policia.