×
  • Lajme
  • Lajme

    I mituri në Istog plagoset nga tezaku polic, gjendja e tij shumë e rëndë

    Insajderi
    16 July 2024 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një i mitur është plagosur në Istog, ku sipas raportimeve, i dyshuar është tezaku i tij, që është pjesëtar i Policisë së Kosovës.

    Gjendja e të miturit, i cili po trajtohet në QKUK është shumë e rëndë.

    Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, tha se ai ndodhet akoma në sallën e operacionit.

    “Gjendjen e ka shumë të rëndë, ende ndodhet në sallën e operacionit”, tha Syla për Insajderin.

    Polici i diplomuar në gjeneratën e fundit ka plagosur të riun nga pakujdesia.

    Ai dyshohet se qëlloi aksidentalisht familjarin në një ambient privat.

    IPK ka konfirmuar se tashmë ka arrestuar zyrtarin policor, dhe suspenduar nga puna.

    “Personi i dyshuar në këtë rast (zyrtari policor) është arrestuar nga Inspektorati Policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra“, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark