×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë

    Insajderi
    03 September 2021 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet e Kosovës kanë ndaluar hyrjen në Kosovë drejtorit të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.

    E ashtuquajtura zyre për Kosovën ka vlerësuar se “bëhet fjalë për shkelje flagrante të marrëveshjes mbi lirinë e lëvizjes dhe marrëveshjes mbi vizitat e zyrtarëve”.

    Gjithashtu kjo “zyre” kërcënon se kjo sjellje “kundër ligjore e Prishtinës” do të jetë temë e bisedimeve të ardhshme në Bruksel.

    Petkoviq kishte planifikuar që sot dhe të shtunën të qëndrojë në Kosovë dhe “të vizitojë disa subjekte ekonomike ku shteti i Serbisë ka siguruar vende të reja pune”, si dhe të vizitojë disa familje “të rrezikuara nga shoqëria” dhe të dorëzojë ndihma.

    “Është më se e qartë se Prishtina e filloi fushatën zgjedhore edhe para afatit zyrtar, e cila, si rregull, gjithmonë thyhet mbi kurrizin e popullit serb. Ky është ndalimi i tretë i Prishtinës ndaj drejtorit të Zyrës për Kosovën dhe negociatorit kryesor serb në dialogun teknik, dhe vjen përpara vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës javën e ardhshme në Bruksel, gjë që tregon gjithashtu edhe mosgatishmërinë e Prishtinës për normalizimi i marrëdhënieve me Beogradin”, pretendohet në një kumtesë për media të kësaj “zyreje”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark