I ndërroi jetë babai, Orinda Huta bën dedikimin emocionues - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    I ndërroi jetë babai, Orinda Huta bën dedikimin emocionues

    Insajderi
    06 July 2025 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Orinda Huta, po kalon një moment të vështirë në jetën e saj personale, pasi ka ndarë me publikun lajmin e ndarjes nga jeta të të atit, Isuf Huta.

    Lajmi është konfirmuar përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ku Orinda shpreh dhimbjen për humbjen e njeriut më të dashur në jetë.

    “Me zemër të thyer lajmërojmë se babai ynë Isuf Huta ndërroi jetë qetësisht më 5 korrik. Ne kemi qenë të bekuar nga prezenca e tij në jetë dhe do mbesë gjithmonë në kujtimet tona”, ka shkruar ajo.

    Përveç njoftimit zyrtar, moderatorja ka prekur zemrat e ndjekësve me një tjetër postim në InstaStory, ku shkruan: “Kërcimi i fundit babo”.

    Një shprehje që bart në vete një emocion të thellë, mall dhe ndjeshmëri për lidhjen e veçantë që kishte me të atin.

    Orinda Huta, e cila prej vitesh është një figurë e dashur e ekranit shqiptar, ka preferuar të ndajë në mënyrë të përmbajtur dhe me shumë respekt këtë moment të dhimbshëm, duke e kthyer kujtimin për babanë në një mesazh të ngrohtë dhe të ndjerë për të gjithë ata që e njohën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark