I ngacmoi të dashurën, rrihen mes vete italianët dhe shqiptarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    I ngacmoi të dashurën, rrihen mes vete italianët dhe shqiptarët

    Insajderi
    09 September 2022 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sherr mes italianëve dhe shqiptarëve në San Felice a Cancello në zonën e Casertës ka përfunduar me 4 të arrestuar.

    Sipas medieve italiane, një 36-vjeçar italian i kishte ngacmuar të dashurën 21-vjeçarit shqiptar.

    Kur mbërritën në vendngjarje, karabinierët e gjetën 36-vjeçarin duke debatuar me 21-vjeçarin, të dy të mbështetur nga burra të tjerë.

    Italianët dhe shqiptarët ishin përballë njëri-tjetrit duke u përleshur me gurë dhe shkopinj, shkruajnë mediet italiane. 

    Karabinierët arritën me vështirësi t’i bllokonin. Dy shqiptarët dhe dy italianët u arrestuan dhe janë në pritje të gjykimit. /Abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark