I nominuari për kryeministër të Serbisë vazhdon të ëndërrojë, flet për Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I nominuari për kryeministër të Serbisë vazhdon të ëndërrojë, flet për Kosovën

    Insajderi
    15 April 2025 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Serbisë po mban seancë ku në rend dite të së cilës është zgjedhja e një qeverie të re.

    Gjatë seancës, i nominuari për kryeministër, Gjuro Macut, gjatë ekspozesë së tij, nuk ka harruar të përmend edhe Kosovën, raporton Euronews edicioni në gjuhën serbe.

    Ai tha se një nga sfidat më të mëdha të qeverisë së re do të jetë “mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit tonë territorial në Kosovë”.

    Ai pretendoi se zbatimi i Kushtetutës serbe nënkupton edhe që “Kosova dhe Vojvodina janë pjesë përbërëse e territorit të Serbisë”.

    Në prezantimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Serbisë, ai tha se Kosova “mbetet çështje qendrore e interesit më të lartë kombëtar” dhe “ruajtja e integritetit territorial dhe sovranitetit është një nga prioritetet më të rëndësishme të politikës së jashtme”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark