Shqipëria vijon të mbetet në ndikim të motit të nxehtë dhe kjo valë e të nxehtit afrikan nuk do të tërhiqet edhe gjatë fillimit të muajit Gusht, paralajmërojnë ekspertët.
Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë dy ditëve të fundit të muajit sërish do të ketë mot të kthjellët.
Era do të ketë drejtim kryesor veriperëndimin e lehtë dhe në bregdet do të sjellë valëzim të ulët.
Temperaturat ashtu sikundër shihen ne tabelen me poshte do të pësojnë rënie të lehta, por kjo rënie do të reflektohet më së shumti në termometër sesa do të jetë e ndjeshme në përditshmërinë tonë.