I nxehti afrikan përfshinë vendin gjatë javës së ardhshme – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    I nxehti afrikan përfshinë vendin gjatë javës së ardhshme

    Insajderi
    09 July 2023 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të javës së ardhshme, do të mbaj mot kryesisht me diell, e ku temperaturat në disa qytete do të arrin deri në 37 gradë Celsius.

    Sipas institutit, të hënën do të mbaj mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 31gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

    E marte – Mot kryesisht me diell . Në fushat termike do të ketë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve për 1-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

    E mërkurë – Mot kryesisht me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në të dy vlerat ekstremale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.

    E enjte – Mot shumë i nxehtë. Temperaturat do të shënojnë rritje për 2-3 gradë në të dy vlerat ekstremale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe jugperendimit.

    Të premten – Mot me diell dhe temperatura të ngjashme me ditën e enjte. Gjatë pjesës së dytë të ditës do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende mund të sjellin shira afatshkurta të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

    “Gjatë këtyre ndryshimeve do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë kryesisht nga veriu dhe verilindja. Ky mot me këto temperatura tipike verore është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore. Shkalla e lartë e avullimeve do të krijoj vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartëshënuara. Meqë indeksi UV do të jetë shumë i lartë ,rekomandohet që të kufizohemi sa më shumë nga rrezet e diellit, nga ora 10-17,sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension, diabetikët, asmatikët etje, të bartim syze mbrojtëse nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta,krema adekuate për mbrojtjen e lëkurës, pastaj të pijmë ujë sa më shpesh, jo lëngje të gazuara etj”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark