×
  • Lajme
  • Lajme

    I nxehti ekstrem, edhe ky shtet fqinjë hyn në fazën portokalli

    Insajderi
    29 July 2021 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ka publikuar protokollet për mbrojtjen e qytetarëve, për shkak të aktivizimit të alarmit portokalli shkaku i temperaturave të larta. Rekomandohet që nga obligimet e punës të lirohen gratë shtatzëna dhe më të moshuarit. Nëpër cerdhet e fëmijëve të mos praktikohen aktivitete, respektivisht fëmijtë të mos dalin jashtë nga 11.00 deri ora 17.00.

    Nga pushteti lokal, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Punë Sociale kërkohet qasje më active për t`u ofruar ndihmë të moshuarve dhe të pastrehëve.

    Punëdhënësit rikujtohen për të respektuar obligimet ligjore vecanërisht ata që punojnë në procese të rrezikshme teknologjike për shkak se punëtorët janë të ekspozuar në rreziqe shtesë për shëndetin e tyre.

    Nga MSH-ja kanë njoftuar se situata me valën e të nxehtit vlen për gjithë territorin e vendit, kurse rekomandimet kanë filluar nga e Mërkura dhe do jenë në fuqi deri të dielën. /KlanMacedonia

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark