×
  • Lajme
  • Lajme

    I nxehti mund shkaktojë atakt cerebrovaskulare

    Insajderi
    02 August 2021 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I nxehti mund të shkaktojë deri aksidente cerebrovaskulare.  Neurologia Vojsava Leka në spitalin “Hygeia” në Tiranë shpjegon se ekspozimi i organizmit për një kohë të gjatë në temperatura të larta e vendos atë në kushte stresi dhe mbingarkese.

    Ato mund të çojnë në dëmtim të enëve të gjakut.

    “Në situata të tilla mund të alternohet i gjithë metabolizmi qelizor dhe të shkaktojë një gjendje inflamacioni të rritur në organizëm me krijimin e të ashtuquajtur mediator të inflamacionit. Të gjithë këto mediatorë së bashku me alternimin e balancave hidrike dhe elektolitike mund të shkaktojnë pasoja të rënda endema cerebrale, alternime të fluksit të gjakut deri në  dëmtime të parikthyeshme neuronale. Këto mund të manifestohen me simptoma nga më të ndryshmet deri në alternimin e koshiencës apo krizat epileptike. Në situata të tilla mund të ndodhin edhe dëmtime të enëve të gjakut që mund të çojë në aksidente cerebrovaskulare”, është shprehur ajo./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark