I nxehti përvëlues - nëntë të vdekur në Evropë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    I nxehti përvëlues – nëntë të vdekur në Evropë

    Insajderi
    03 July 2025 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën këtë javë në Evropë për shkak të një vale të të nxehtit që po konsiderohet si “vrasësi i heshtur”, ndërsa temperaturat ekstreme vazhdojnë të përfshijnë kontinentin.

    Në Itali, temperaturat përvëluese që kanë arritur deri në 38°C kanë detyruar autoritetet të shpallin alarmin e kuq në 17 qytete të mëdha, përfshirë Milanon dhe Romën.

    Për më tepër, disa rajone kanë ndaluar punën në ambiente të jashtme gjatë orëve të pasdites, për të shmangur pasojat fatale, raporton SKy News, përcjell Insajderi.

    Një rast i konfirmuar i vdekjes si pasojë e të nxehtit është ai i Brahim Ait El Hajjam, 47 vjeç, i cili humbi jetën teksa punonte duke hedhur beton në një parking në periferi të Bolognës, në mes të vapës përvëluese. Edhe ky qytet ishte nën alarm të kuq.

    Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, dy burra mbi 60 vjeç humbën jetën në plazhet e Sardenjës, ndërsa në Palermo të Siçilisë, një grua 53-vjeçare ndërroi jetë të hënën pasi u rrëzua papritur në rrugë. Mediat lokale raportojnë se ajo vuante nga probleme kardiake.

    Ndërkohë që ende nuk janë publikuar rezultatet e autopsisë për viktimat, ekspertët paralajmërojnë se valët e të nxehtit janë një ndër shkaqet më të rrezikshme të vdekjeve në Evropë, duke u quajtur “vrasës të heshtur”.

    Vetëm gjatë verës së vitit 2022, më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në Evropë, një studim zbuloi se mbi 61,000 persona humbën jetën për shkak të temperaturave ekstreme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark