×
  • Lajme
  • Lajme

    I nxiti dy të mitur që t’ia vënë zjarrin veturës në Ferizaj, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

    Insajderi
    01 November 2024 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga gjykata në këtë qytet, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit E.M., për veprën penale “Zjarrvënia”.

    “Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24 tetor 2024, në Ferizaj, i pandehuri E.M., me dashje ka shtyrë dy të mitur që të kryejnë veprën penale zjarrvënia, në atë mënyrë pasi që i njëjti ishte mllefosur me të dëmtuarin A.D., shtytë njërin nga të miturit që për çmimin prej 1000 Euro, të i vë zjarrin veturës së të dëmtuarit, kështu që rreth orës 03.26, në parkingun e qendrës tregtare “The Village”, njëri nga miturit me një çekan thyen dritaren e derës së veturës së të dëmtuarit  të tipit “Fiat Abart”, e  pastaj i mituri tjetër hedh benzinë në brendi të veturës dhe ia vë flaken, e cila dëmtohet tërësisht dhe vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 19.000.00 euro , me të cilën do të kryente shtytje  për të kryer veprën penale “Zjarrvënia” nga neni 322 paragrafi 1 lidhur me nenin 32  paragrafi  1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

    I pandehuri që nga 31 tetori, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark