Enzo Fernandez po shqyrton mundësinë e largimit nga Chelsea në fund të sezonit, vetëm një vit e gjysmë pas bashkimit me “Blutë e Londrës”.
Argjentinasi ishte një nga transferimet më të bujshme të Chelsea-t në merkaton e dimrit 2023, për të cilin shpenzoi 121 milionë euro.
Megjithatë, agjentët e Fernandez po shohin mundësitë ku mund të lëvizë mesfushori, pasi nuk e sheh të pëlqyeshme vazhdimësinë te Chelsea. /Supersport