×
  • Lajme
  • Lajme

    “I paskan dresiratë si zagarë” – Vazhdojnë sulmet e partisë së Albin Kurtit ndaj gazetarëve

    Insajderi
    25 July 2024 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Po vazhdojnë sulmet e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj mediave në Kosovë.

    I radhës që iu bashkua korit të formuar shumë vite më herët e që u rikthyen me sulme ditëve të fundit është edhe asambleisti i partisë së Albin Kurti në Prizren, Selman Sokoli.

    Në një shkrim në rrjetet sociale, Sokoli ka përdorur gjuhë fyese ndaj gazetarëve, të cilët i ka quajtur “zagarë”.

    “I pash disa profile të gazetarëve të nacionales dhe periskopit (zakonisht kurrë si lexoj). Postime fyese, sharje e ofendime, insinuata e gjendje deliri. Këta i paskan dresiratë si zagartë. Gjynah me të ardhë çfarë niveli. Përnime kokan për gjynah. E gazetaria paska shku për lesh nëse këta i mbronë AGK apo kushdo qoftë. Këta paskan nevojë për trajtim nga tërbimi”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark