I përfshirë në rastin 1 ton droge, ekstradohet në Kosovë Mirjon Qokli, kërkohet paraburgim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I përfshirë në rastin 1 ton droge, ekstradohet në Kosovë Mirjon Qokli, kërkohet paraburgim

    Insajderi
    12 March 2025 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Insajderi merr vesh që është ekstraduar në Kosovë edhe personi tjetër nga Shqiperia, i përfshirë në këtë rast.

    Sipas burimeve të Insajderit, ndaj Mirjon Qokli kërkohet t’i caktohet paraburgimi.

    Në kërkesë thuhet se Qokli gjendet në ndalim nga data 12.03.2025, me dyshimin e bauzar se kishin për të kryer vepër penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës, ose bimëve të kanabisit.

    “Me lënien e tij në liri ekziston rreziku real që ai të arratiset dhe të pengojë rrjedhjen normale të procedurës penale”, thuhet tutje në kërkesën për paraburgim.

    Këtë rast e ka udhëhequr Prokurori Ersan Qavolli, që njihet si prokurori që me 2024 shkatërroi shumë grupe kriminale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark