I përlotur, Arsen Muskurti që vrau vëllanë dhe kunatën shfaqet i penduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I përlotur, Arsen Muskurti që vrau vëllanë dhe kunatën shfaqet i penduar

    Insajderi
    01 September 2022 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Arsen Muskurti, i cili vrau vëllanë dhe kunatën, dy ditë më parë në Tiranë.

    Në seancën e sotme gjyqësore, Muskurti u shfaq i përlotur, shenjë pendese për krimin që kreu. Ndërkohë, autori i krimit të dyfishtë në Tiranë përshëndeti dhe kamerat me dorë.

    Dy janë pistat kryesore në të cilat po heton policia në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së martës në rrugën “Islam Alla” në kryeqytet, ku Arsen Muskurti vrau vëllanë dhe kunatën e tij, Dritan dhe Nora Muskurtin.

    Pista kryesore është ajo e një konflikti të mundshëm lidhur me biznesin e agjencisë turistike, ku dhe ndodhi ngjarja.

    Në bazë të deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), rezulton se vëllezërit Dritan dhe Arsen Muskurti, kanë qenë bashkëpronarë deri në vitin 2018.

    Më pas agjencia i ka kaluar tërësisht në pronësi Dritan Muskurtit, i cili mbeti viktimë të martën.

    Ndërsa, në profilin e tij në Facebook, autori i krimit Arsen Muskurti, profil të cilin e kishte me emrin Hamza Muskurti, akuzonte vëllanë dhe kunatën se kryenin veprimtari të paligjshme dhe në kundërshtim me rregullat fetare./Euronews


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark